Shoqata e Shkrimtarëve Shkodër
  1. 0
  2. 1
« »

"SHKOPI I QORRIT"-NJE SUKSES I FABULISTIT QAZIM ÇELA

"SHKOPI I QORRIT"-NJE SUKSES I FABULISTIT QAZIM ÇELA

M ë 3 qershor 2017, në sallën kryesore të veprimtarive të bibliotekës publike "Marin Barleti", Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës, organizoi paraqitjen e librit me fabula "Shkopi i qorrit" të bashkëthemeluesit...

04-06-2017

Veprimtari

Read more
"VRAP I ÇMENDUR" I MIMOZA REXHVELAJT, NJË SUKSES I RI POETIK

"VRAP I ÇMENDUR" I MIMOZA REXHVELAJT, NJË SUKSES I RI POETIK

Në prani të anëtarëve të Shoqatës së Shkrimtarëve të Shkodrës dhe të shkrimtarëve shqiptarë e miqve të ftuar nga Kosova, Mali e Zi e qytete të tjera të Shqipërisë, më...

21-05-2017

Veprimtari

Read more
“MONEDHA” E LIFE HASËS-NJË SUKSES I RI, KËSAJ RADHE NË PROZËN E SHKURTËR

“MONEDHA” E LIFE HASËS-NJË SUKSES I RI, KËSAJ RADHE NË PROZËN E SHKURTËR

Pas botimit të disa librave me poezi dhe një aktiviteti kulturor të spikatur si brenda dhe jashtë Shqipërisë, shkrimtarja Life Hasa kësaj radhe del para lexuesit me vëllimin me...

17-05-2017

Veprimtari

Read more
TAKIM I NGROHTE ME POETIN PAVLE GORANOVIQ NGA MALI I ZI

TAKIM I NGROHTE ME POETIN PAVLE GORANOVIQ NGA MALI I ZI

      Ditën e shtunë, më 22 prill 2017, në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare të Librit, Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës, organizoi në bibliotekën publike "Marin Barleti" takimin me shkrimtarin dhe akademikun...

25-04-2017

Veprimtari

Read more
Stinët e humbura - Pavle Goranoviq

Stinët e humbura - Pavle Goranoviq

Ditën e shtunë, më 22 prill 2017, në ora 11, në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare të Librit, Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës, organizon në bibliotekën publike "Marin Barleti" takimin me...

20-04-2017

Veprimtari

Read more
PROMOVOHET LIBRI  "SHQIPTARËT NË TOKËN E ËNDËRRUAR" I PUBLICISTIT DHE SHKRIMTARIT RUSH DRAGU

PROMOVOHET LIBRI "SHQIPTARËT NË TOKËN E ËNDËRRUAR" I PUBLICISTIT DHE SHKRIMTARIT RUSH DRAGU

Më 18 mars 2017, në sallën kryesore të Bibliotekës Publike "Marin Barleti" të qytetit të Shkodrës, Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës organizoi paraqitjen e librit "Shqiptarët në tokën e ëndërruar...

22-03-2017

Veprimtari

Read more
PARAQITET ROMANI "FSHATI I HESHTJES"  I MARK LUCGJONAJT

PARAQITET ROMANI "FSHATI I HESHTJES" I MARK LUCGJONAJT

      Në bibliotekën publike "Marin Barleti", Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës, me pjesëmarrjen e anëtarëve të saj, miqve të autorit dhe dashamirëve të librit, bëri paraqitjen e romanit "Fshati i heshtjes...

17-12-2016

Veprimtari

Read more
PASDREKE LETRARE KUSHTUAR 85-VJETORIT LINDJES SË MJESHTRIT TË MADH, FADIL KRAJA

PASDREKE LETRARE KUSHTUAR 85-VJETORIT LINDJES SË MJESHTRIT TË MADH, FADIL KRAJA

Biblioteka publike "Marin Barleti", në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve Shkodër, në mjediset e kësaj biblioteke organizuan një pasdreke letrare kushtuar 85-vjetorit të lindjes së Mjeshtrit të Madh, Fadil Kraja. Pas...

16-10-2016

Veprimtari

Read more
Promovim vëllimi poetik i Diana Çelepisë me titull "Kam mall"

Promovim vëllimi poetik i Diana Çelepisë me titull "Kam mall"

      Siparin e veprimtarive pas pushimeve verore, Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës e hapi me paraqitjen e vëllimit poetik të Diana Çelepisë me titull "Kam mall". Kjo veprimtari pat risi se...

29-09-2016

Veprimtari

Read more
Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës më së fundi e ka zyrën e saj

Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës më së fundi e ka zyrën e saj

Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës më së fundi e ka zyrën e saj, falë kontributit të zonjës Keti Bazhdari dhe të qytetarëve artëdashës shkodranë. Ajo gjëndet në krye të rrugës Dervish Beg...

29-09-2016

Veprimtari

Read more
PARAQITEN DY LIBRA TË AMINA A. MESHNUNIT

PARAQITEN DY LIBRA TË AMINA A. MESHNUNIT

Në bibliotekën publike "Marin Barleti" të qytetit, Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës organizoi paraqitjen e dy librave me poezi, proza poetike dhe novelëz: "Sy që nuk vdesin" dhe "Takimi" të...

12-03-2016

Veprimtari

Read more
PARAQITET LIBRI I POETESHËS SË RE, FRESKIDA PLEPI

PARAQITET LIBRI I POETESHËS SË RE, FRESKIDA PLEPI

Në Bibliotekën "Marin Barleti" të qytetit, Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës, në praninë e anëtarëve të saj, por dhe të ftuarve të tjerë e dashamirëve të librit e një grupi...

28-02-2016

Veprimtari

Read more
Paraqitet vëllimi "Shkodra në 12 yje" i Farida Ramadanit

Paraqitet vëllimi "Shkodra në 12 yje" i Farida Ramadanit

Ditën e shtunë, më datën 9 janar 2016,në Bibliotekën Publike "Marin Barleti",  Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës organizoi paraqitjen e vëllimit "Shkodra në 12 yje" të anëtares së kësaj shoqate, Farida...

09-01-2016

Veprimtari

Read more
Paraqitja e librit "Balada si paratekst në letërsinë shqipe"

Paraqitja e librit "Balada si paratekst në letërsinë shqipe"

Më 19 dhjetor 2015, në Bibliotekën Publike "Marin Barleti", Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës organizoi paraqitjen e librit "Balada si paratekst në letërsinë shqipe" (Motivi i ringjalljes, flijimit e incestit)...

19-12-2015

Veprimtari

Read more
Paraqitja e vëllimit "Tregime romane" të njërit nga shkrimtarët më të shquar italianë, Alberto Moravia

Paraqitja e vëllimit "Tregime romane" të njërit nga shkrimtarët më të shquar italianë, Alberto Moravia

Në praninë e anëtarëve të Shoqatës së Shkrimtarëve të Shkodrës, të talentëve të rinj letrarë dhe të dashamirësve të librit, ditën e shtunë, më datën 12 dhjetor 2015, në Bibliotekën...

12-12-2015

Veprimtari

Read more
SHKRIMTARIT LULASH N.PALUSHAJ I JEPET TITULLI “KALORËS I URDHËRIT TË SKËNDERBEUT"

SHKRIMTARIT LULASH N.PALUSHAJ I JEPET TITULLI “KALORËS I URDHËRIT TË SKËNDERBEUT"

Më 2 dhjetor 2015, në Presidencën e Republikës së Shqipërisë, u organizua ceremonia e dorëzimit të titullit “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut" atdhetarit, shkrimtarit, studiuesit dhe veprimtarit shqiptaro-amerikan, Lulash N.Palushaj...

02-12-2015

Veprimtari

Read more
Lotë që nuk teren, zemër që s'pushon

Lotë që nuk teren, zemër që s'pushon

Diten e shtunë, më 21 nëntor 2015, në një nga sallat e Hotel Tirana International, Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës organizoi paraqitjen e librit "Lotë që nuk teren, zemër që...

21-11-2015

Veprimtari

Read more
Dëshmi monumentale në Vuksanlekaj

Dëshmi monumentale në Vuksanlekaj

Në mjediset e Bibliotekës Publike "Marin Barleti", Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës, në prani të shumë krijuesve e studiuesve vendës e të shqiptarëve nga Mali i Zi, organizoi paraqitjen e...

29-10-2015

Veprimtari

Read more
PRANVERA POETIKE SHKODRANE

PRANVERA POETIKE SHKODRANE

Shoqata e shkrimtarëve të Shkodrës, me mbështetjen e konsullit të nderit të Austrisë në Shkodër, zotit Gjergj Leqejza, më 16 maj 2015 organizoi në sallën më të madhe të bibliotekës...

23-05-2015

Veprimtari

Read more
Pranvera poetike shkodrane

Pranvera poetike shkodrane

Shoqata e shkrimtarëve të Shkodrës, me mbështetjen e konsullit të nderit të Austrisë në Shkodër, zotit Gjergj Leqejza, më 16 maj 2015 organizoi në sallën më të madhe të bibliotekës...

18-05-2015

Veprimtari

Read more
Java e librit 2015

Java e librit 2015

Biblioteka Universitare në bashkëpunim me Departamentin e Letërsisë të Fakultetit të Shkencave Shoqërore organizuan në kuadër të “Javës së librit 2015” aktivitetin kushtuar shkrimtarit Skënder Drini. Kjo veprimtari letrare u...

21-04-2015

Veprimtari

Read more
PROMOVOHET VËLLIMI "PËRTEJ HESHTJES" I SADETIN LIMANIT, KUSHTUAR JETËS DHE VEPRËS SË SKËNDER DRINIT

PROMOVOHET VËLLIMI "PËRTEJ HESHTJES" I SADETIN LIMANIT, KUSHTUAR JETËS DHE VEPRËS SË SKËNDER DRINIT

Më 21 mars 2015 në Bibliotekën "Marin Barleti" të qytetit, Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës dhe Shtëpia Botuese "Fan Noli" në Tiranë organizuan veprimtarinë për njohjen me veprën studimore "Përtej...

21-03-2015

Veprimtari

Read more
Një kafe me Skender Drinin

Një kafe me Skender Drinin

Në hotel-restorantin e ri “Carmen” (tek pedonalja në pijacë),  Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës dhe një rreth miqsh, organizuan “Një kafe me Skender Drinin”. Një kafe me Skender Drinin, na e risolli...

08-02-2015

Veprimtari

Read more
Mbylli sytë shkrimtari i madh shqiptar, Skender Drini

Mbylli sytë shkrimtari i madh shqiptar, Skender Drini

Sot mbylli sytë shkrimtari i madh shqiptar, Skender Drini, autor i dhjetra romaneve, librave me tregime, monografive, aforizmave e librave publicistikë. Në të gjitha veprat e tij ndërthureshin harmonikisht shkrimtari...

13-01-2015

Veprimtari

Read more
“DHUNA” - NJË LIBËR DINJITOZ I LEKË IMERAJT

“DHUNA” - NJË LIBËR DINJITOZ I LEKË IMERAJT

Në vazhdën e veprimtarive të saj, Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës, në praninë e anëtarëve, por dhe të shumë lexuesve e miqve të autorit, organizoi në bibliotekën “Marin Barleti” të...

22-10-2014

Veprimtari

Read more
Dita e poezisë shqipe, Shas - Ulqin 2014 | Edicioni i XVI

Dita e poezisë shqipe, Shas - Ulqin 2014 | Edicioni i XVI

Më 28 shtator, në Shaz të Ulqinit, shoqata kulturore - letrare “Harmonia”, nën drejtimin e publicistit e shkrimtarit ulqinak Ibrahim Berjashi, organizoi edicionin e saj të 16-të kushtuar letërsisë shqipe...

06-10-2014

Veprimtari

Read more
Analizë vjetore Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës

Analizë vjetore Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës

Ditën e shtunë, më dt. 20 shtator në ora 11.00, në bibliotekën “Marin Barleti” të qytetit, Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës, bën analizën vjetore, me këtë rend dite: 1. Raportim i...

17-09-2014

Veprimtari

Read more
TAKIM I SHKRIMTARËVE NË ULQIN

TAKIM I SHKRIMTARËVE NË ULQIN

Në kuadrin e bashkëpunimeve me organizata homologe të shkrimtarëve, brënda dhe jashtë vendit, një grup shkrimtarësh, anëtarë të shoqatës së shkrimtarëve Shkodër, qenë të ftuar në Ulqin, në një veprimtari...

12-08-2014

Veprimtari

Read more
PROMOVOHET NOVELA “YLLI I BEXHISTENIT”  I SHKRIMTARIT FADIL KRAJA

PROMOVOHET NOVELA “YLLI I BEXHISTENIT” I SHKRIMTARIT FADIL KRAJA

Në kuadrin e veprimtarive të njëpasnjëshme që po organizon klubi i shkrimtarëve të Shkodrës, në lokalin “Bexhisteni” në hyrje të këmbësores të Urës së Bunës, u organizua edhe paraqitja e...

15-05-2014

Veprimtari

Read more
NJË DITË KUSHTUAR FADIL KRAJËS NË LEZHË

NJË DITË KUSHTUAR FADIL KRAJËS NË LEZHË

Biblioteka e qytetit të Lezhës, në bashkëpunim me klubet e shkrimtarëve të Shkodrës e të Lezhës, i kushtuan një veprimtari të veçantë dramaturgut dhe shkrimtarit Fadil Kraja, Mjeshtër i Madh...

13-05-2014

Veprimtari

Read more

PROMOVOHET VËLLIMI “NUSJA ME DUVAK TË BARDHË” TË LULASH PALUSHAJT

  • Published in
  • Shkrue nga Shoqata e Shkrimtarëve Shkodër
  • Kategori: Veprimtari
  • Hits: 1422
  • Shtyp, Email.

Sot në një nga mjediset kryesore të hotel “Rozafës” në Shkodër, klubi i shkrimtarëve në Shkodër organizoi promovimin e librit “Nusja me duvak të bardhë” të prof. Lulash Nikë Palushaj.
Morën pjesë mjaft shkrimtarë e artistë nga Shkodra, nga treva shqiptare në Mal të Zi ku dhe ka lindur autori 70 vjet më parë e nga diaspora ku ai jeton, por edhe të klubit të shkrimtarëve të Durrësit, si të ftuar.
I konceptuar edhe në formën e spektaklit artistik, oratorët që e morën fjalën, shkrimtarë, kritikë, miq e shokë të autorit, theksuan disa nga risitë që ai sjell e mesazhet që përcjell.
Autori nuk është rishtar në fushën e krijimtarisë: në promovimin e sotëm ai vjen si autor i disa vëllimeve, në poezi e prozë.

Mbrojtja e vatrës së shtëpisë dhe e vatrës së atdheut, të Malësisë së Madhe, bir i së cilës ai është, të gjuhës e të racës sonë, janë disa nga kolonat ku mbahet ky vëllim.
Edhe pse Palushaj e përshkruan Malësinë e Madhe në rrjedhën e 5 shekujve të fundit, me personazhe historikë të njohur e të panjohur, shfaqet si historian e gjeograf, shkrimtar, gjuhëtar e etnolog, por mbi të gjitha si atdhetar. Përmes gegnishtes letrare që lëvron, në esetë e këtij vëllimi, përmes portretizimeve të dhjetra e qindra personazheve, ai ka arritur të portretizojë shpirtin liridashës të kësaj treve liridashëse të Shqipërisë, të depërtojë në botën e saj të brendshme, në traditat e virtytet që u flasin të gjithëve e veçmas brezit të ri që ta duam këtë dhé më shumë se vehten tonë.
Në fund autori Palushaj falnderoi të pranishmit për analizat e vlerësimet, u dhuroi libra me autograf dhe, për nder të tyre, në po këtë hotel shtroi një koktejl.


RISITË E NJË VËLLIMI

(Diskutim i mbajtur në vëllimin “Nusja me duvak të bardhë” te autorit
Lulash Nikë Palushaj)

Në emër të klubit të shkrimtarëve Shkodër ju uroj mirëseardhjen !
Pas themelimit të tij në dhjetor 2013, klubi ynë e hapi siparin e veprimtarive të tij me promovimin e librit poetik në shqip e anglisht të Farida Ramadanit. Atë ditë ndjeva emocion, edhe për faktin se e nisëm veprimtarinë me penën e një zonje. Sot ndjej sërish emocion, pasi gjeografia e promovimit shtrihet në të dy anët e kufirit ku jetojnë mot e sot shqiptarë, të prof. Lulash Nikë Palushaj të lindur në Bëkaj të Trieshit, këtu e 70 vjet më parë.
Lulashi nuk është rishtar në fushën e krijimtarisë: në promovimin e sotëm ai vjen si autor i disa vëllimeve, në poezi e prozë.
Përmes vëllimit që po promovojmë ai sjell disa risi :
Shumëkush prej nesh që mirret me krijimtari e di fort mirë se eseja është një lloj letrar pak e aspak i lëvruar, por çuditërisht nga pena të sprovuara e nga njerëz mendjendritur të vendit tonë, duke filluar nga Sami Frashëri e Faik Konica e duke ardhur deri tek Ismail Kadare. E dijmë gjithashtu se ka disa tipe eseshë: përshkruese, argumentuese, krahasuese, historike etj. Përse e ceka këtë? Sepse tek autori Palushaj konvergon shkrimtari, historiani, gjeografi, gjuhëtari, eruditi, sa në disa ese të tij nuk arrin të përcaktosh një kufi të qartë se ku fillon njëri e ku mbaron tjetri.
Kë ka fokusuar autori ? Norën, Marash Ucin e Gjergj Fishtën, Dedë Gjo Lulin, Mehmet Shpendin, Prekë Calin e deri Bejto Faslinë e qindra e qindra të tjerë? Jo, ai ka fokusuar e përshkruar shpirtin liridashës të malësorit, shpirtin e Malësisë së Madhe në sprovat më të mëdha historike, bujarinë e mënçurinë, mosnënshtrimin e vetëflijimin, strapacimin shekullor për mbijetesë dhe triumfin në emër të jetës.
Teksa e lexoja këtë libër më erdhi nndërmend edhe monografia voluminoze e ndër më të mirat kushtuar Malësisë së Madhe e shkrimtarit të mirënjohur Nikolla Spathari me titull « Malësia e madhe siç e njoha » unë e më shumë një strofë poetike hyrëse, e cila nuk më është shqitur nga kujtesa edhe pse libri është botim i vitit 2001 : Po ua citoj « Me penë në dorë dhe harta plot/ Dhjetra poetë rrotull të vinin/ Të ngrinin monumentin tënd donin/ A monumentin e vet deshën të ngrinin ?! »
Lulash Palushaj nuk i vjen askujt rrotull, zbret deri te rrënjët e mbijetesës dhe këtë e bën natyrshëm, mendimet i rrjedhin siç edhe mund të rrjedhë një përrua alpin, pa ojna e fjalë zbukuruese, por me atë gjuhë që i ka dhënë nëna e vetë malësia. Thjeshtë e bukur.
Edhe pse redaktori, dr. Gjovalin Gjeloshi, në paraqitjen e tij thotë në hyrje se “…në shënimet e autorit Lulash Palushaj (lexuesi) mos të kërkojë të gjejë në to krijimin e mirëfilltë artistik…”, unë do t’i lejoja vehtes ta kundërshtoja se si krijues s’kam hupë shumë kohë me gjetë pasazhe artistike të një pende shkrimtari e me ndi kënaqësi nga përshkrimet e tij, sa të natyrës e aq të botës së brendshme të personazheve, të cilët edhe pse shumica që citohen janë të njohur historikisht me bëmat e tyre në dobi të kombit, të bëjnë për vehte, të rrëmbejnë e të lënë gjurmë në kujtesë.
Një tjetër risi e këtij vëllimi është padyshim dhe figura femërore, malësorja zemër bardhë, sojnike, fisnike, besnike e trimëreshë, nënë që mëkon dashurinë për dheun e gjuhën e të parëve. Unë s’do të ndalem tek figura qëndrore e librit, Nora e Kelmendit, se s’kam çfarë t’i shtoj analizës së Mjeshtrit të Madh Fadil Kraja, as tek grueja e Gjonit që shkon tek Ali Pasha për t’u kthye në një Norë të dytë, as tek Tringa, por tek një figurë periferike malësore, tek Bora, një tjetër Norë e bukur në pashi, shpirt e besnikëri, e cila, edhe pse me një burrë keqan në paraqitje, gërgitjen e një malësori e përcjell me “krane të thata në duer”. (fq.75) Një tjetër autor kushedi se çfarë interpretimi tjetër do i bënte refuzimit të një propozimi, por Palushaj me këtë fjali i ka thënë të gjitha, mjeshtërisht e në mënyrë filozofike. Ashtu si edhe për të dhënë lashtësinë e Shkodrës e shkallën emancipuese të gruas shkodrane, autori shprehet kështu: “Para tri mijë vjetësh grueja shkodrane e pinte venen kur ajo në Romë nuk e njihte”.
Një tjetër risi në këtë libër shënon gjuha e autorit dhe ajo e personazheve. I ka dhënë dorë, padyshim, njohja me rrënjë e gegnishtes letrare, përmes së cilës Lulashi operon rrjedhshëm, shpesh me fjalë të moçme e njësi frazeologjike që të bëjnë për vehte, jo vetëm duke portretizuar malësorët e malësoret, por edhe armiqtë. Më lejoni të sjell disa:
“Vetmisë së këtyne maleve dritën ia deshtën, por hijen ia dreshtën”;
“Gjithmonë ka le ai që vdes për vendin e vet”;
“Shpija e vet-misri i kësaj jete”;
Autori me realizëm arrin të portretizojë edhe armiqtë, që nga Vuçi Pasha, të skicuar në ëndrrën që u mbeti ëndërr që atëhere e deri më sot, kur shprehet me mllef: “Po nuk erdhi sot malësorja, të gjithë do t’i ther. Nuk kam shpirt as për gra e as për fmitë e tyne. Turqisht do të flasin e arabisht do të shkruejnë“.
Mbrojtja e vatrës së shtëpisë dhe e vatrës së atdheut, të gjuhës e të racës sonë, është një tjetër kolonë ku mbahet ky vëllim e ku memorandumin e Greçës autori e sheh si gur themeli të Shqipnisë etnike.
Na ndanë të huajt për t’u bashkuar në fillim shpirtërisht e mbase më vonë edhe etnikisht. „nana ime asht nga Kelmendi, - shprehet diku nga fundi i librit autori, - e tjetër Zotit nuk i kisha dashtë, por veç me i pa dajat e mi në Vukël“.
Tash shihemi sy me sy e bisedojmë si vllazën e motra. Shqip.
Ju falnderoj për vëmendjen dhe autorit Lulash Palushaj i uroj suksese në vëllimet e tjera.

SKENDER TEMALI
Kryetar i klubit të shkrimtarëve – Shkodër
1 mars 2014

Log In or Register