Shoqata e Shkrimtarëve Shkodër
  1. 0
  2. 1
« »

"SHKOPI I QORRIT"-NJE SUKSES I FABULISTIT QAZIM ÇELA

"SHKOPI I QORRIT"-NJE SUKSES I FABULISTIT QAZIM ÇELA

M ë 3 qershor 2017, në sallën kryesore të veprimtarive të bibliotekës publike "Marin Barleti", Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës, organizoi paraqitjen e librit me fabula "Shkopi i qorrit" të bashkëthemeluesit...

04-06-2017

Veprimtari

Read more
"VRAP I ÇMENDUR" I MIMOZA REXHVELAJT, NJË SUKSES I RI POETIK

"VRAP I ÇMENDUR" I MIMOZA REXHVELAJT, NJË SUKSES I RI POETIK

Në prani të anëtarëve të Shoqatës së Shkrimtarëve të Shkodrës dhe të shkrimtarëve shqiptarë e miqve të ftuar nga Kosova, Mali e Zi e qytete të tjera të Shqipërisë, më...

21-05-2017

Veprimtari

Read more
“MONEDHA” E LIFE HASËS-NJË SUKSES I RI, KËSAJ RADHE NË PROZËN E SHKURTËR

“MONEDHA” E LIFE HASËS-NJË SUKSES I RI, KËSAJ RADHE NË PROZËN E SHKURTËR

Pas botimit të disa librave me poezi dhe një aktiviteti kulturor të spikatur si brenda dhe jashtë Shqipërisë, shkrimtarja Life Hasa kësaj radhe del para lexuesit me vëllimin me...

17-05-2017

Veprimtari

Read more
TAKIM I NGROHTE ME POETIN PAVLE GORANOVIQ NGA MALI I ZI

TAKIM I NGROHTE ME POETIN PAVLE GORANOVIQ NGA MALI I ZI

      Ditën e shtunë, më 22 prill 2017, në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare të Librit, Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës, organizoi në bibliotekën publike "Marin Barleti" takimin me shkrimtarin dhe akademikun...

25-04-2017

Veprimtari

Read more
Stinët e humbura - Pavle Goranoviq

Stinët e humbura - Pavle Goranoviq

Ditën e shtunë, më 22 prill 2017, në ora 11, në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare të Librit, Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës, organizon në bibliotekën publike "Marin Barleti" takimin me...

20-04-2017

Veprimtari

Read more
PROMOVOHET LIBRI  "SHQIPTARËT NË TOKËN E ËNDËRRUAR" I PUBLICISTIT DHE SHKRIMTARIT RUSH DRAGU

PROMOVOHET LIBRI "SHQIPTARËT NË TOKËN E ËNDËRRUAR" I PUBLICISTIT DHE SHKRIMTARIT RUSH DRAGU

Më 18 mars 2017, në sallën kryesore të Bibliotekës Publike "Marin Barleti" të qytetit të Shkodrës, Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës organizoi paraqitjen e librit "Shqiptarët në tokën e ëndërruar...

22-03-2017

Veprimtari

Read more
PARAQITET ROMANI "FSHATI I HESHTJES"  I MARK LUCGJONAJT

PARAQITET ROMANI "FSHATI I HESHTJES" I MARK LUCGJONAJT

      Në bibliotekën publike "Marin Barleti", Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës, me pjesëmarrjen e anëtarëve të saj, miqve të autorit dhe dashamirëve të librit, bëri paraqitjen e romanit "Fshati i heshtjes...

17-12-2016

Veprimtari

Read more
PASDREKE LETRARE KUSHTUAR 85-VJETORIT LINDJES SË MJESHTRIT TË MADH, FADIL KRAJA

PASDREKE LETRARE KUSHTUAR 85-VJETORIT LINDJES SË MJESHTRIT TË MADH, FADIL KRAJA

Biblioteka publike "Marin Barleti", në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve Shkodër, në mjediset e kësaj biblioteke organizuan një pasdreke letrare kushtuar 85-vjetorit të lindjes së Mjeshtrit të Madh, Fadil Kraja. Pas...

16-10-2016

Veprimtari

Read more
Promovim vëllimi poetik i Diana Çelepisë me titull "Kam mall"

Promovim vëllimi poetik i Diana Çelepisë me titull "Kam mall"

      Siparin e veprimtarive pas pushimeve verore, Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës e hapi me paraqitjen e vëllimit poetik të Diana Çelepisë me titull "Kam mall". Kjo veprimtari pat risi se...

29-09-2016

Veprimtari

Read more
Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës më së fundi e ka zyrën e saj

Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës më së fundi e ka zyrën e saj

Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës më së fundi e ka zyrën e saj, falë kontributit të zonjës Keti Bazhdari dhe të qytetarëve artëdashës shkodranë. Ajo gjëndet në krye të rrugës Dervish Beg...

29-09-2016

Veprimtari

Read more
PARAQITEN DY LIBRA TË AMINA A. MESHNUNIT

PARAQITEN DY LIBRA TË AMINA A. MESHNUNIT

Në bibliotekën publike "Marin Barleti" të qytetit, Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës organizoi paraqitjen e dy librave me poezi, proza poetike dhe novelëz: "Sy që nuk vdesin" dhe "Takimi" të...

12-03-2016

Veprimtari

Read more
PARAQITET LIBRI I POETESHËS SË RE, FRESKIDA PLEPI

PARAQITET LIBRI I POETESHËS SË RE, FRESKIDA PLEPI

Në Bibliotekën "Marin Barleti" të qytetit, Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës, në praninë e anëtarëve të saj, por dhe të ftuarve të tjerë e dashamirëve të librit e një grupi...

28-02-2016

Veprimtari

Read more
Paraqitet vëllimi "Shkodra në 12 yje" i Farida Ramadanit

Paraqitet vëllimi "Shkodra në 12 yje" i Farida Ramadanit

Ditën e shtunë, më datën 9 janar 2016,në Bibliotekën Publike "Marin Barleti",  Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës organizoi paraqitjen e vëllimit "Shkodra në 12 yje" të anëtares së kësaj shoqate, Farida...

09-01-2016

Veprimtari

Read more
Paraqitja e librit "Balada si paratekst në letërsinë shqipe"

Paraqitja e librit "Balada si paratekst në letërsinë shqipe"

Më 19 dhjetor 2015, në Bibliotekën Publike "Marin Barleti", Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës organizoi paraqitjen e librit "Balada si paratekst në letërsinë shqipe" (Motivi i ringjalljes, flijimit e incestit)...

19-12-2015

Veprimtari

Read more
Paraqitja e vëllimit "Tregime romane" të njërit nga shkrimtarët më të shquar italianë, Alberto Moravia

Paraqitja e vëllimit "Tregime romane" të njërit nga shkrimtarët më të shquar italianë, Alberto Moravia

Në praninë e anëtarëve të Shoqatës së Shkrimtarëve të Shkodrës, të talentëve të rinj letrarë dhe të dashamirësve të librit, ditën e shtunë, më datën 12 dhjetor 2015, në Bibliotekën...

12-12-2015

Veprimtari

Read more
SHKRIMTARIT LULASH N.PALUSHAJ I JEPET TITULLI “KALORËS I URDHËRIT TË SKËNDERBEUT"

SHKRIMTARIT LULASH N.PALUSHAJ I JEPET TITULLI “KALORËS I URDHËRIT TË SKËNDERBEUT"

Më 2 dhjetor 2015, në Presidencën e Republikës së Shqipërisë, u organizua ceremonia e dorëzimit të titullit “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut" atdhetarit, shkrimtarit, studiuesit dhe veprimtarit shqiptaro-amerikan, Lulash N.Palushaj...

02-12-2015

Veprimtari

Read more
Lotë që nuk teren, zemër që s'pushon

Lotë që nuk teren, zemër që s'pushon

Diten e shtunë, më 21 nëntor 2015, në një nga sallat e Hotel Tirana International, Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës organizoi paraqitjen e librit "Lotë që nuk teren, zemër që...

21-11-2015

Veprimtari

Read more
Dëshmi monumentale në Vuksanlekaj

Dëshmi monumentale në Vuksanlekaj

Në mjediset e Bibliotekës Publike "Marin Barleti", Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës, në prani të shumë krijuesve e studiuesve vendës e të shqiptarëve nga Mali i Zi, organizoi paraqitjen e...

29-10-2015

Veprimtari

Read more
PRANVERA POETIKE SHKODRANE

PRANVERA POETIKE SHKODRANE

Shoqata e shkrimtarëve të Shkodrës, me mbështetjen e konsullit të nderit të Austrisë në Shkodër, zotit Gjergj Leqejza, më 16 maj 2015 organizoi në sallën më të madhe të bibliotekës...

23-05-2015

Veprimtari

Read more
Pranvera poetike shkodrane

Pranvera poetike shkodrane

Shoqata e shkrimtarëve të Shkodrës, me mbështetjen e konsullit të nderit të Austrisë në Shkodër, zotit Gjergj Leqejza, më 16 maj 2015 organizoi në sallën më të madhe të bibliotekës...

18-05-2015

Veprimtari

Read more
Java e librit 2015

Java e librit 2015

Biblioteka Universitare në bashkëpunim me Departamentin e Letërsisë të Fakultetit të Shkencave Shoqërore organizuan në kuadër të “Javës së librit 2015” aktivitetin kushtuar shkrimtarit Skënder Drini. Kjo veprimtari letrare u...

21-04-2015

Veprimtari

Read more
PROMOVOHET VËLLIMI "PËRTEJ HESHTJES" I SADETIN LIMANIT, KUSHTUAR JETËS DHE VEPRËS SË SKËNDER DRINIT

PROMOVOHET VËLLIMI "PËRTEJ HESHTJES" I SADETIN LIMANIT, KUSHTUAR JETËS DHE VEPRËS SË SKËNDER DRINIT

Më 21 mars 2015 në Bibliotekën "Marin Barleti" të qytetit, Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës dhe Shtëpia Botuese "Fan Noli" në Tiranë organizuan veprimtarinë për njohjen me veprën studimore "Përtej...

21-03-2015

Veprimtari

Read more
Një kafe me Skender Drinin

Një kafe me Skender Drinin

Në hotel-restorantin e ri “Carmen” (tek pedonalja në pijacë),  Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës dhe një rreth miqsh, organizuan “Një kafe me Skender Drinin”. Një kafe me Skender Drinin, na e risolli...

08-02-2015

Veprimtari

Read more
Mbylli sytë shkrimtari i madh shqiptar, Skender Drini

Mbylli sytë shkrimtari i madh shqiptar, Skender Drini

Sot mbylli sytë shkrimtari i madh shqiptar, Skender Drini, autor i dhjetra romaneve, librave me tregime, monografive, aforizmave e librave publicistikë. Në të gjitha veprat e tij ndërthureshin harmonikisht shkrimtari...

13-01-2015

Veprimtari

Read more
“DHUNA” - NJË LIBËR DINJITOZ I LEKË IMERAJT

“DHUNA” - NJË LIBËR DINJITOZ I LEKË IMERAJT

Në vazhdën e veprimtarive të saj, Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës, në praninë e anëtarëve, por dhe të shumë lexuesve e miqve të autorit, organizoi në bibliotekën “Marin Barleti” të...

22-10-2014

Veprimtari

Read more
Dita e poezisë shqipe, Shas - Ulqin 2014 | Edicioni i XVI

Dita e poezisë shqipe, Shas - Ulqin 2014 | Edicioni i XVI

Më 28 shtator, në Shaz të Ulqinit, shoqata kulturore - letrare “Harmonia”, nën drejtimin e publicistit e shkrimtarit ulqinak Ibrahim Berjashi, organizoi edicionin e saj të 16-të kushtuar letërsisë shqipe...

06-10-2014

Veprimtari

Read more
Analizë vjetore Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës

Analizë vjetore Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës

Ditën e shtunë, më dt. 20 shtator në ora 11.00, në bibliotekën “Marin Barleti” të qytetit, Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës, bën analizën vjetore, me këtë rend dite: 1. Raportim i...

17-09-2014

Veprimtari

Read more
TAKIM I SHKRIMTARËVE NË ULQIN

TAKIM I SHKRIMTARËVE NË ULQIN

Në kuadrin e bashkëpunimeve me organizata homologe të shkrimtarëve, brënda dhe jashtë vendit, një grup shkrimtarësh, anëtarë të shoqatës së shkrimtarëve Shkodër, qenë të ftuar në Ulqin, në një veprimtari...

12-08-2014

Veprimtari

Read more
PROMOVOHET NOVELA “YLLI I BEXHISTENIT”  I SHKRIMTARIT FADIL KRAJA

PROMOVOHET NOVELA “YLLI I BEXHISTENIT” I SHKRIMTARIT FADIL KRAJA

Në kuadrin e veprimtarive të njëpasnjëshme që po organizon klubi i shkrimtarëve të Shkodrës, në lokalin “Bexhisteni” në hyrje të këmbësores të Urës së Bunës, u organizua edhe paraqitja e...

15-05-2014

Veprimtari

Read more
NJË DITË KUSHTUAR FADIL KRAJËS NË LEZHË

NJË DITË KUSHTUAR FADIL KRAJËS NË LEZHË

Biblioteka e qytetit të Lezhës, në bashkëpunim me klubet e shkrimtarëve të Shkodrës e të Lezhës, i kushtuan një veprimtari të veçantë dramaturgut dhe shkrimtarit Fadil Kraja, Mjeshtër i Madh...

13-05-2014

Veprimtari

Read more

Java e librit 2015

  • Published in
  • Shkrue nga Shoqata e Shkrimtarëve Shkodër
  • Kategori: Veprimtari
  • Hits: 806
  • Shtyp, Email.

Biblioteka Universitare në bashkëpunim me Departamentin e Letërsisë të Fakultetit të Shkencave Shoqërore organizuan në kuadër të “Javës së librit 2015” aktivitetin kushtuar shkrimtarit Skënder Drini. Kjo veprimtari letrare u zhvillua më 21 prill 2015, ora 11:00, në sallën “Walter Höflechner” të Bibliotekës Universitare. Merrnin pjesë: shkrimtarë, studiues, pedagogë dhe studentë.

Veprimtarinë e hapi znj. Alida Luka, drejtore e Bibliotekës Universitare, e cila falënderoi pjesëmarrësit për rëndësinë që i kushtuan këtij aktiviteti që po çel këtë javë që i kushtohet librit. Një tjetër falënderim folësja bëri për studiuesit dhe shkrimtarët e pranishëm, të cilët përmes referimeve të tyre “do të krijojnë përshtypjen sikur po e shfletojmë veprën e Skënder Drinit”.

Më pas u ndoq një dokumentar me foto nga jeta dhe krijimtaria e Skënder Drinit.

Punonjësja e Bibliotekës Shkencore, Arjeta Ferlushkaj prezantoi referuesit dhe studiuesit.

Një vlerësim të veçantë për veprën e S. Drinit solli përmes referencës së saj dr. Elinda Dibra, përgjegjëse e Departamentit të Letërsisë në USH.

Studiuesi Moikom Zeqo, pasi falënderoi konceptuesit dhe organizatorët e kësaj veprimtarie, theksoi se Drini është një emër i spikatur në letërsinë shqipe. “Nuk mund të ketë letërsi kombëtare pa emra konkretë. Letërsia përfaqësohet nga emrat. Skënder Drini bëri një letërsi me dinjitet dhe me nivel estetik”, theksoi Zeqo.

Fjalë përshëndetëse dhe vlerësime në këtë veprimtari sollën edhe studiuesit: Agim Vinca, Begzad Baliu, Sadetin Limani.

Prof. dr. Alfred Çapaliku kur doli vëllimi i parë me tregime i S. Drinit “Kumbimet e reja të pyjeve”, ishte i pari që shkroi një recension kritik në revistën “Nëntori” (periodik i kohës). Më pas ai bëri një sërë vështrimesh kritike mbi veprën e Drinit. Në këtë veprimtari Çapaliku e risolli për të pranishëm atë recension mbi “Kumbimet e reja të pyjeve”.

Shkrimtari i mirënjohur shkodran Fadil Kraja referoi kumtesën: “Gjenerali i prozës shqiptare”.

Botuesi i veprave të Drinit profesor Hasan Lekaj u ndal tek njohja dhe bashkëpunimi 60 vjeçar me autorin. 

Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Shkodrës, Skënder Temali kumtoi: “Marrëdhëniet në bashkëkohësi me Skënder Drinin”.

Drejtori i Bibliotekës “Marin Barleti”, Gjovalin Çuni paraqiti “Homazhet e fundit për Skënder Drinin nga biblioteka e qytetit”. Studiuesi dhe miku i ngushtë i shkrimtarit Zija Vukaj prezantoi temën: “Trashëgimtari shpirtëror i krijimtarisë së Skënder Drinit”. Elsa Mataj, studente e USH-së referoi: “Mbi romanin “Planeti i lodhur”, ndërsa gazetari Sead Cena solli për të pranishmit disa emocione rreth intervistës së fundit me shkrimtarin.

Studentët: Edër Boshnjaku, Erisad Lugjaj, Senad Tula, Blerim Bakçiu, Elsaid Lezaj, Bukurosh Dervishi, Besard Jacaj bënë një interpretim të tregimit të fundit të Drinit “Testamenti”.

Shkrimtari Skënder Drini u nda nga jeta pak kohë më parë. Njihej botërisht si romancier dhe tregimtar. Lindi në Voskopojë. Kreu shkollën e mesme në Shkodër dhe studimet e larta në degën e gjuhës shqipe dhe të letërsisë në Universitetin e Tiranës. Në fillim punoi në arsim; më pas shkrimtar në krijimtari të lirë, në shërbim diplomatik, drejtor televizioni. Në vitet e fundit iu përkushtua edhe veprimtarisë publicistike. Romani i tij i parë “Shembja e idhujve” (1975) solli risi në prozën bashkëkohore. Më vonë botoi shumë romane ku do të përmendim: “Midis dy kohëve”, “Vraje tradhtinë”, “Njerëzit dhe deti”, “Kirurgët”, “Eklipsi i hënës”, “Klas”, “Rruga e njeriut”, “Planeti i lodhur”, etj..

Subjektet e romaneve të Skënder Drinit përqendrohen në situata e ngjarje të periudhave të ndryshme historike; ato i karakterizon psikologjizmi, gjetjet e reja kompozicionale dhe stili i rrëfimit dialogjik. Ky shkrimtar ishte mjaft prodhimtar edhe në llojin e tregimit duke botuar shumë vëllime me tregime, si dhe dha ndihmesë të çmuar në letërsinë për fëmijë. Ka marrë çmimin e Republikës të shkallës së parë. (shih: Fjalori Enciklopedik, f. 530)

Log In or Register