Shoqata e Shkrimtarëve Shkodër
  1. 0
  2. 1
« »

"SHKOPI I QORRIT"-NJE SUKSES I FABULISTIT QAZIM ÇELA

"SHKOPI I QORRIT"-NJE SUKSES I FABULISTIT QAZIM ÇELA

M ë 3 qershor 2017, në sallën kryesore të veprimtarive të bibliotekës publike "Marin Barleti", Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës, organizoi paraqitjen e librit me fabula "Shkopi i qorrit" të bashkëthemeluesit...

04-06-2017

Veprimtari

Read more
"VRAP I ÇMENDUR" I MIMOZA REXHVELAJT, NJË SUKSES I RI POETIK

"VRAP I ÇMENDUR" I MIMOZA REXHVELAJT, NJË SUKSES I RI POETIK

Në prani të anëtarëve të Shoqatës së Shkrimtarëve të Shkodrës dhe të shkrimtarëve shqiptarë e miqve të ftuar nga Kosova, Mali e Zi e qytete të tjera të Shqipërisë, më...

21-05-2017

Veprimtari

Read more
“MONEDHA” E LIFE HASËS-NJË SUKSES I RI, KËSAJ RADHE NË PROZËN E SHKURTËR

“MONEDHA” E LIFE HASËS-NJË SUKSES I RI, KËSAJ RADHE NË PROZËN E SHKURTËR

Pas botimit të disa librave me poezi dhe një aktiviteti kulturor të spikatur si brenda dhe jashtë Shqipërisë, shkrimtarja Life Hasa kësaj radhe del para lexuesit me vëllimin me...

17-05-2017

Veprimtari

Read more
TAKIM I NGROHTE ME POETIN PAVLE GORANOVIQ NGA MALI I ZI

TAKIM I NGROHTE ME POETIN PAVLE GORANOVIQ NGA MALI I ZI

      Ditën e shtunë, më 22 prill 2017, në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare të Librit, Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës, organizoi në bibliotekën publike "Marin Barleti" takimin me shkrimtarin dhe akademikun...

25-04-2017

Veprimtari

Read more
Stinët e humbura - Pavle Goranoviq

Stinët e humbura - Pavle Goranoviq

Ditën e shtunë, më 22 prill 2017, në ora 11, në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare të Librit, Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës, organizon në bibliotekën publike "Marin Barleti" takimin me...

20-04-2017

Veprimtari

Read more
PROMOVOHET LIBRI  "SHQIPTARËT NË TOKËN E ËNDËRRUAR" I PUBLICISTIT DHE SHKRIMTARIT RUSH DRAGU

PROMOVOHET LIBRI "SHQIPTARËT NË TOKËN E ËNDËRRUAR" I PUBLICISTIT DHE SHKRIMTARIT RUSH DRAGU

Më 18 mars 2017, në sallën kryesore të Bibliotekës Publike "Marin Barleti" të qytetit të Shkodrës, Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës organizoi paraqitjen e librit "Shqiptarët në tokën e ëndërruar...

22-03-2017

Veprimtari

Read more
PARAQITET ROMANI "FSHATI I HESHTJES"  I MARK LUCGJONAJT

PARAQITET ROMANI "FSHATI I HESHTJES" I MARK LUCGJONAJT

      Në bibliotekën publike "Marin Barleti", Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës, me pjesëmarrjen e anëtarëve të saj, miqve të autorit dhe dashamirëve të librit, bëri paraqitjen e romanit "Fshati i heshtjes...

17-12-2016

Veprimtari

Read more
PASDREKE LETRARE KUSHTUAR 85-VJETORIT LINDJES SË MJESHTRIT TË MADH, FADIL KRAJA

PASDREKE LETRARE KUSHTUAR 85-VJETORIT LINDJES SË MJESHTRIT TË MADH, FADIL KRAJA

Biblioteka publike "Marin Barleti", në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve Shkodër, në mjediset e kësaj biblioteke organizuan një pasdreke letrare kushtuar 85-vjetorit të lindjes së Mjeshtrit të Madh, Fadil Kraja. Pas...

16-10-2016

Veprimtari

Read more
Promovim vëllimi poetik i Diana Çelepisë me titull "Kam mall"

Promovim vëllimi poetik i Diana Çelepisë me titull "Kam mall"

      Siparin e veprimtarive pas pushimeve verore, Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës e hapi me paraqitjen e vëllimit poetik të Diana Çelepisë me titull "Kam mall". Kjo veprimtari pat risi se...

29-09-2016

Veprimtari

Read more
Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës më së fundi e ka zyrën e saj

Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës më së fundi e ka zyrën e saj

Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës më së fundi e ka zyrën e saj, falë kontributit të zonjës Keti Bazhdari dhe të qytetarëve artëdashës shkodranë. Ajo gjëndet në krye të rrugës Dervish Beg...

29-09-2016

Veprimtari

Read more
PARAQITEN DY LIBRA TË AMINA A. MESHNUNIT

PARAQITEN DY LIBRA TË AMINA A. MESHNUNIT

Në bibliotekën publike "Marin Barleti" të qytetit, Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës organizoi paraqitjen e dy librave me poezi, proza poetike dhe novelëz: "Sy që nuk vdesin" dhe "Takimi" të...

12-03-2016

Veprimtari

Read more
PARAQITET LIBRI I POETESHËS SË RE, FRESKIDA PLEPI

PARAQITET LIBRI I POETESHËS SË RE, FRESKIDA PLEPI

Në Bibliotekën "Marin Barleti" të qytetit, Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës, në praninë e anëtarëve të saj, por dhe të ftuarve të tjerë e dashamirëve të librit e një grupi...

28-02-2016

Veprimtari

Read more
Paraqitet vëllimi "Shkodra në 12 yje" i Farida Ramadanit

Paraqitet vëllimi "Shkodra në 12 yje" i Farida Ramadanit

Ditën e shtunë, më datën 9 janar 2016,në Bibliotekën Publike "Marin Barleti",  Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës organizoi paraqitjen e vëllimit "Shkodra në 12 yje" të anëtares së kësaj shoqate, Farida...

09-01-2016

Veprimtari

Read more
Paraqitja e librit "Balada si paratekst në letërsinë shqipe"

Paraqitja e librit "Balada si paratekst në letërsinë shqipe"

Më 19 dhjetor 2015, në Bibliotekën Publike "Marin Barleti", Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës organizoi paraqitjen e librit "Balada si paratekst në letërsinë shqipe" (Motivi i ringjalljes, flijimit e incestit)...

19-12-2015

Veprimtari

Read more
Paraqitja e vëllimit "Tregime romane" të njërit nga shkrimtarët më të shquar italianë, Alberto Moravia

Paraqitja e vëllimit "Tregime romane" të njërit nga shkrimtarët më të shquar italianë, Alberto Moravia

Në praninë e anëtarëve të Shoqatës së Shkrimtarëve të Shkodrës, të talentëve të rinj letrarë dhe të dashamirësve të librit, ditën e shtunë, më datën 12 dhjetor 2015, në Bibliotekën...

12-12-2015

Veprimtari

Read more
SHKRIMTARIT LULASH N.PALUSHAJ I JEPET TITULLI “KALORËS I URDHËRIT TË SKËNDERBEUT"

SHKRIMTARIT LULASH N.PALUSHAJ I JEPET TITULLI “KALORËS I URDHËRIT TË SKËNDERBEUT"

Më 2 dhjetor 2015, në Presidencën e Republikës së Shqipërisë, u organizua ceremonia e dorëzimit të titullit “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut" atdhetarit, shkrimtarit, studiuesit dhe veprimtarit shqiptaro-amerikan, Lulash N.Palushaj...

02-12-2015

Veprimtari

Read more
Lotë që nuk teren, zemër që s'pushon

Lotë që nuk teren, zemër që s'pushon

Diten e shtunë, më 21 nëntor 2015, në një nga sallat e Hotel Tirana International, Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës organizoi paraqitjen e librit "Lotë që nuk teren, zemër që...

21-11-2015

Veprimtari

Read more
Dëshmi monumentale në Vuksanlekaj

Dëshmi monumentale në Vuksanlekaj

Në mjediset e Bibliotekës Publike "Marin Barleti", Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës, në prani të shumë krijuesve e studiuesve vendës e të shqiptarëve nga Mali i Zi, organizoi paraqitjen e...

29-10-2015

Veprimtari

Read more
PRANVERA POETIKE SHKODRANE

PRANVERA POETIKE SHKODRANE

Shoqata e shkrimtarëve të Shkodrës, me mbështetjen e konsullit të nderit të Austrisë në Shkodër, zotit Gjergj Leqejza, më 16 maj 2015 organizoi në sallën më të madhe të bibliotekës...

23-05-2015

Veprimtari

Read more
Pranvera poetike shkodrane

Pranvera poetike shkodrane

Shoqata e shkrimtarëve të Shkodrës, me mbështetjen e konsullit të nderit të Austrisë në Shkodër, zotit Gjergj Leqejza, më 16 maj 2015 organizoi në sallën më të madhe të bibliotekës...

18-05-2015

Veprimtari

Read more
Java e librit 2015

Java e librit 2015

Biblioteka Universitare në bashkëpunim me Departamentin e Letërsisë të Fakultetit të Shkencave Shoqërore organizuan në kuadër të “Javës së librit 2015” aktivitetin kushtuar shkrimtarit Skënder Drini. Kjo veprimtari letrare u...

21-04-2015

Veprimtari

Read more
PROMOVOHET VËLLIMI "PËRTEJ HESHTJES" I SADETIN LIMANIT, KUSHTUAR JETËS DHE VEPRËS SË SKËNDER DRINIT

PROMOVOHET VËLLIMI "PËRTEJ HESHTJES" I SADETIN LIMANIT, KUSHTUAR JETËS DHE VEPRËS SË SKËNDER DRINIT

Më 21 mars 2015 në Bibliotekën "Marin Barleti" të qytetit, Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës dhe Shtëpia Botuese "Fan Noli" në Tiranë organizuan veprimtarinë për njohjen me veprën studimore "Përtej...

21-03-2015

Veprimtari

Read more
Një kafe me Skender Drinin

Një kafe me Skender Drinin

Në hotel-restorantin e ri “Carmen” (tek pedonalja në pijacë),  Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës dhe një rreth miqsh, organizuan “Një kafe me Skender Drinin”. Një kafe me Skender Drinin, na e risolli...

08-02-2015

Veprimtari

Read more
Mbylli sytë shkrimtari i madh shqiptar, Skender Drini

Mbylli sytë shkrimtari i madh shqiptar, Skender Drini

Sot mbylli sytë shkrimtari i madh shqiptar, Skender Drini, autor i dhjetra romaneve, librave me tregime, monografive, aforizmave e librave publicistikë. Në të gjitha veprat e tij ndërthureshin harmonikisht shkrimtari...

13-01-2015

Veprimtari

Read more
“DHUNA” - NJË LIBËR DINJITOZ I LEKË IMERAJT

“DHUNA” - NJË LIBËR DINJITOZ I LEKË IMERAJT

Në vazhdën e veprimtarive të saj, Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës, në praninë e anëtarëve, por dhe të shumë lexuesve e miqve të autorit, organizoi në bibliotekën “Marin Barleti” të...

22-10-2014

Veprimtari

Read more
Dita e poezisë shqipe, Shas - Ulqin 2014 | Edicioni i XVI

Dita e poezisë shqipe, Shas - Ulqin 2014 | Edicioni i XVI

Më 28 shtator, në Shaz të Ulqinit, shoqata kulturore - letrare “Harmonia”, nën drejtimin e publicistit e shkrimtarit ulqinak Ibrahim Berjashi, organizoi edicionin e saj të 16-të kushtuar letërsisë shqipe...

06-10-2014

Veprimtari

Read more
Analizë vjetore Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës

Analizë vjetore Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës

Ditën e shtunë, më dt. 20 shtator në ora 11.00, në bibliotekën “Marin Barleti” të qytetit, Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës, bën analizën vjetore, me këtë rend dite: 1. Raportim i...

17-09-2014

Veprimtari

Read more
TAKIM I SHKRIMTARËVE NË ULQIN

TAKIM I SHKRIMTARËVE NË ULQIN

Në kuadrin e bashkëpunimeve me organizata homologe të shkrimtarëve, brënda dhe jashtë vendit, një grup shkrimtarësh, anëtarë të shoqatës së shkrimtarëve Shkodër, qenë të ftuar në Ulqin, në një veprimtari...

12-08-2014

Veprimtari

Read more
PROMOVOHET NOVELA “YLLI I BEXHISTENIT”  I SHKRIMTARIT FADIL KRAJA

PROMOVOHET NOVELA “YLLI I BEXHISTENIT” I SHKRIMTARIT FADIL KRAJA

Në kuadrin e veprimtarive të njëpasnjëshme që po organizon klubi i shkrimtarëve të Shkodrës, në lokalin “Bexhisteni” në hyrje të këmbësores të Urës së Bunës, u organizua edhe paraqitja e...

15-05-2014

Veprimtari

Read more
NJË DITË KUSHTUAR FADIL KRAJËS NË LEZHË

NJË DITË KUSHTUAR FADIL KRAJËS NË LEZHË

Biblioteka e qytetit të Lezhës, në bashkëpunim me klubet e shkrimtarëve të Shkodrës e të Lezhës, i kushtuan një veprimtari të veçantë dramaturgut dhe shkrimtarit Fadil Kraja, Mjeshtër i Madh...

13-05-2014

Veprimtari

Read more

Veprimtari

PARAQITEN DY LIBRA TË AMINA A. MESHNUNIT

  • Published in
  • Shkrue nga Shoqata e Shkrimtarëve Shkodër
  • Kategori: Veprimtari
  • Shikimet: 902

Në bibliotekën publike "Marin Barleti" të qytetit, Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës organizoi paraqitjen e dy librave me poezi, proza poetike dhe novelëz: "Sy që nuk vdesin" dhe "Takimi" të vajzës së talentuar Amina A. Meshnuni.

Pas fjalës hyrëse të kryetarit të Shoqatës së Shkrimtarëve të Shkodrës, Skender Temali, shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur Bedri Islami, njëkohësisht dhe redaktor i dy librave  të Amina Meshnunit, bëri një analizë ideoartistike të tyre, duke theksuar risitë që ajo ka sjellë përmes këtyre dy librave. Më pas folën: Petrit Ymeri, Demir Gjergji, Fatbardha Saraçi (Mulleti), Kadri Ujkaj, Dea Karakaçi, Petrit Ruka, Mimoza Rexhvelaj, Luigj Temali dhe dy bashkënxënës të djeshëm të autores në kolegjin turk "Hasan Riza Pasha" në Shkodër. Një urim të ngrohtë për suksesin e arritur në këto dy libra, Aminës i bëri edhe poeti i madh, Xhevahir Spahiu. Freski këtij promovimi i dha edhe interpretimi i poezive e prozave poetike nga aktorja e mirënjohur e teatrit "Migjeni", Merita Smaja.

Lexo ma

Paraqitet vëllimi "Shkodra në 12 yje" i Farida Ramadanit

  • Published in
  • Shkrue nga Shoqata e Shkrimtarëve Shkodër
  • Kategori: Veprimtari
  • Shikimet: 865

Ditën e shtunë, më datën 9 janar 2016,në Bibliotekën Publike "Marin Barleti", 

Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës organizoi paraqitjen e vëllimit "Shkodra në 12 yje" të anëtares së kësaj shoqate, Farida (Zmijani) Ramadani. 

Morën pjesë anëtarë të shoqatës, dashamirës të librit e të autores.

Fjalën hyrëse e mbajti kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Shkodrës, Skender Temali, ndërsa rreth librit mbajti një ligjëratë sekretari i kësaj shoqate, Dashamir Cacaj. Aktorja e teatrit "Migjeni", Drande Xhai interpretoi fragmente nga ky vëllim poetik, ndërsa në fund autorja Farida Ramadani falnderoi të pranishmit dhe krijuesit e ardhur nga Kosova e Mali i Zi për pjesëmarrjen dhe dha për ta një koktej.

Lexo ma

SHKRIMTARIT LULASH N.PALUSHAJ I JEPET TITULLI “KALORËS I URDHËRIT TË SKËNDERBEUT"

  • Published in
  • Shkrue nga Shoqata e Shkrimtarëve Shkodër
  • Kategori: Veprimtari
  • Shikimet: 853

Më 2 dhjetor 2015, në Presidencën e Republikës së Shqipërisë, u organizua ceremonia e dorëzimit të titullit “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut" atdhetarit, shkrimtarit, studiuesit dhe veprimtarit shqiptaro-amerikan, Lulash N.Palushaj. Në këtë ceremoni merrnin pjesë personalitete të fushave të ndryshme të krijimtarisë, dijes e veprimtarive shoqërore. Nga Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës për të marrë pjesë në këtë ceremoni qenë të ftuar e morën pjesë shkrimtarët Skënder Temali, kryetar i shoqatës, Fadil Kraja-Mjeshtër i Madh, poetesha Mimoza Rexhvelaj dhe vetë i dekoruari, Lulash N.Palushaj.

Lexo ma

Paraqitja e librit "Balada si paratekst në letërsinë shqipe"

  • Published in
  • Shkrue nga Shoqata e Shkrimtarëve Shkodër
  • Kategori: Veprimtari
  • Shikimet: 872

Më 19 dhjetor 2015, në Bibliotekën Publike "Marin Barleti", Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës organizoi paraqitjen e librit "Balada si paratekst në letërsinë shqipe" (Motivi i ringjalljes, flijimit e incestit), studim krahasues ndërballkanik të dr.Ermira Ymeraj. Morën pjesë shkrimtarë, studiues, miq të librit e të autores.

Në fjalën e hapjes, kryetari i shoqatës së shkrimtarëve të Shkodrës, Skënder Temali, duke pasë parasysh se autorja sapo kishte aderuar në shoqatë, foli shkurtimisht për rrugëtimin letrar e shkencor të dr.Ermira Ymerajt e cila është autore e vëllimeve me poezi “Pirg dhimbjesh” dhe “Zemër diptike" si e monografisë “Shtegtimi i Miteve: nga religjioni e folklori, në letërsi".

Ai theksoi se veç krijimtarisë së mirëfilltë letrare ajo ka 33 kumtesa të mbajtura e të botuara dhe pjesëmarrje në konferenca e simpoziume shkencore të sferës brënda dhe jashtë vendit. Ndihmesë e kontribut të vyer ajo ka dhënë edhe në zbulimin e talenteve të rinj letrarë në gjimnazin "Jordan Misja", por dhe si redaktore e mjaft veprave të karakterit shkencor e letrar.

Lexo ma

Pranvera poetike shkodrane

  • Published in
  • Shkrue nga Shoqata e Shkrimtarëve Shkodër
  • Kategori: Veprimtari
  • Shikimet: 756

Shoqata e shkrimtarëve të Shkodrës, me mbështetjen e konsullit të nderit të Austrisë në Shkodër, zotit Gjergj Leqejza, më 16 maj 2015 organizoi në sallën më të madhe të bibliotekës "Marin Barleti" veprimtarinë e saj kryesore vjetore të titulluar "Pranvera poetike shkodrane". Veç poetëve e shkrimtarëve të kësaj shoqate, qenë të ftuar dhe poetë nga shoqatat homologe të shqiptarëve të Malit të Zi, Durrësit, Lezhës e Malësisë së Madhe. Risi qe konkurimi i poetëve të rinj nga shkollat e qytetit dhe universiteti "Luigj Gurakuqi", por dhe shoqërimi instrumental i maturantëve të shkollës artistike "Prenkë Jakova".

Fillimisht u mbajtën tri tema: "Brishtësia e ndjenjës tek poeteshat shkodrane" nga Skënder Temali, "Loja dhe ironia përmes tekstit dramatik të Albri Brahushës" nga dr. Gëzim Puka e Gjovalin Çuni dhe "Raportet e kritikës me letërsinë bashkëkohëse" nga Zija Vukaj.

Më pas u bë konkurimi me krijime origjinale të poetëve para një jurie, në krye të së cilës ishte Mjeshtri i Madh, Fadil Kraja. Në poezitë origjinale u shpalos një botë e pasur vlerash shpirtërore, artistike e atdhetare. Për poezitë më të spikatura u dha çmimi i I për poeteshën durrsake Abi Hoxha si dhe çmime II, III, të karrierës dhe të çmimit special në kategorinë e të rinjve.

Veprimtaria e mbyll me promovimin e librit antologjik "Pena e Shkodrës", e cila, siç dhe u quajt, ishte "qershia mbi tortë" e saj. Ai është botim i Shoqatës së Shkrimtarëve të Shkodrës, i mbështetur financiarisht nga anëtarët e shoqatës, shqiptaro-amerikanët, shkrimtarët prof. Lulash Palushaj dhe Rush Dragu. Në këtë antologji, me 465 faqe, autorë janë të 52 anëtarët e shoqatës me foto, jetëshkrime dhe pjesë nga krijimtaria më përfaqësuese e tyre. Ai u dhurua për të gjithë të pranishmit e veprimtarisë dhe u shpërnda në institucionet kulturore e artistike të vendit. "Pena e Shkodrës (I) është botim i shtëpisë botuese "Fiorentia" dhe ka për redaktor kryetarin e shoqatës së shkrimtarëve të Shkodrës, Skënder Temali.

Lexo ma

Log In or Register